Çfarë talenti! Anna Gjebrea mund të sfidojë në rep edhe vetë Cardi B-në!

Vogëlushja e Ardit Gjebreas, Anna, është një ndër fëmijët e njohur të showbizit, e cila ashtu si i ati, ka treguar se ka talent të madh në muzikë.

Herë pas here e kemi parë atë të këndojë jo vetëm me Arditin, por edhe vetëm dhe të gjithë e kanë duartrokitur talentin e saj.

Mirëpo, nuk e dinit se Anna ka talent edhe në rep!

Në një video në profilin e tij në Instagram, Ardit Gjebrea ka publikuar Annën duke kënduar një këngë rep të Cardi B-së, bashkëngjitur me vetë Cardi-n e cila këndon.

Dy vajzat bëjnë rep njëkohësisht dhe duhet ta pranojmë, Anna e sfidon më së miri reperen botërore!

Ajo nuk ngatërrohet në asnjë moment teksa këndon me shpejtësi, ndërkohë që dëgjon këngën në makinë.

Epo, Anna super e talentuar s’kishte ku të ngjante tjetër!

Share With:
Translate »
796 Views