Mamaja e Lindit e surprizon pas koncertit, Venera ka vjehrrën më të mirë

Venera Lumani dhe Lindi Islami janë një nga çiftet më të këndshëm të showbizit shqiptar. I shohim gjithnjë të buzëqeshur, krah njëri tjetrit kudo dhe duket se e kanë gjetur çelësin e lumturisë në çift: të qenurit bashkë dhe në paqe të plotë.

Por duket se lumturia e tyre në çift ka sjellë edhe një marrëdhënie shumë të mirë të të dyve me familjet e njëri tjetrit. Të dy kanë treguar edhe më parë se familjarët e tyre kanë qenë ndihmë dhe mbështetje e madhe për të dy ndërkohë që këtë herë, Venera na e dëshmoi me fakte.

Fill pas lodhjes së koncertit, vjehrra e saj i ka dhënë byrek të gatuar vetë që t’i rikuperojë energjitë e humbura gjatë performancës. Venera e ka shpërndarë këtë moment në Instastory ku shkruan: “Trajtimi i duhur pas koncertit. Vjehrra ime e bën më mirë se të gjithë!” – ka shkruar këngëtarja.

Share With:
Translate »
747 Views