Surpriza në këngën e re të Ledrit dhe Ermalit është pjesëmarrja e mamasë së reperit
Vetëm pak minuta më parë, Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri. Me titull “M’ke harru” fabula e këngës flet për një histori dashurie e cila edhe pse e përfunduar, ka lënë gjurmët e saj në jetën e çiftit. Me nota mjaft ritmike dhe një videoklip plot ngjyra dhe veror, kënga është pritur mjaft mirë nga publiku deri më tani.
Por teksa po shihnim të dhënat e kësaj kënge në Youtube, ne të “News31.al” vumë re një detaj të veçantë. Edhe pse jo fizikisht, pjesëmarrëse në këtë projekt muzikor është edhe mamaja e Ledrit. Si rrallëherë, Xheraldina Vula ka dhënë kontributin e saj duke shkruar një pjesë të mirë të tekstit në bashkëpunimin e të birit.
Kjo është hera e parë që Xheraldina është autore e tekstit të këngës së Ledrit, pasi edhe për vetë zhanerin që reperi këndon, ai është kujdesur gjithmonë vetë për këtë pjesë. Por duket se këtë herë, pjesën më të madhe të tekstit, artistët ja besuan mamasë së reperit. Ndërkohë që për pjesën tjetër të fabulës, janë kujdesur edhe vetë Ledri, Ermali si dhe miku i tyre Big Bang.
Dhe duhet ta pranojmë që Xheraldina ka “qëlluar” në shenjë dhe mbase Ledri duhet t’i besojë më shumë tekste të tilla mamasë së tij. Ndërkohë më poshtë mund të shijoni një ndër këngët hit të kësaj vere.
