Në pritje të ëmbël, bashkëshortja e Gaz Pajës shkëlqen nga nuri i shtatzënisë

Në qershor të këtij viti, aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, u kurorëzua me martesë me partneren e tij, Ira Seferin.

Vetëm disa ditë më parë, u zbulua se Ira dhe Gazi do të bëhen prindër për herë të parë.

Mësohet se tashmë, barku i rrumbullakosur i Irës është tepër i dukshëm, mirëpo çifti ende nuk ka vendosur ta konfirmojë vetë lajmin.

Vetëm pak më parë, partnerja e aktorit ka ndarë me ndjekësit një pozë në Instagram, ku dallohet se ka marrë një nur të veçantë shtatzënie. Ajo ka pozuar në një studio makeup-i, por ka preferuar që të mos e tregojë ende barkun e saj për ndjekësit në Instagram.

Burimet zbuluan se gjatë dasmës, partnerja e Gazit ishte shtatzënë por këtë nuk e mori vesh askush. Mesa duket, çifti ka vendosur ta mbajë hermetike jetën private dhe duhet të presim derisa ata të vendosin të ndajnë lajmin e bukur me të gjithë ne.

Share With:
Translate »
726 Views