Landi Hysi për t’u marrë shembull, ndan me të gjithë historinë më të bukur dhe frymëzuese
Landi Hysi i përdor shpesh rrjetet e tij sociale për të dhënë mesazhe tek personat që e ndjekin dhe gjithmonë është vlerësuar për këtë fakt. Së fundmi ai ka ndarë me të gjithë një histori të tijën, e cila duket sa prekëse për realitetin, por edhe frymëzuese. Ai ka treguar se një lypsar i vogël në moshë i ka kërkuar para, por në vend që t’ja jepte, Landi e ka shtyrë që të “punojë” vetë për të nxjerrë lëket që donte.
“Te kjo foto, (poshtë majtas) është një lal i vogël (sigurisht që nuk do i tregoja fytyrën) që më tha: – O këngëtaro, na jep 10 lek se ti edhe këndon bukur! – S’ka lek!, i thash, hajde bëj një punë, këndo një këngë e fitoje. Lali këndoi e fitoi më shumë se 10 lek. Këta personat që lypin rrugëve e duan një zgjidhje!”, ka rrëfyer Landi.
Më pas ai ka shkruar me ironi se nuk e ka bërë gjuhën ‘photoshop’ dhe se në ‘Instagram’ mund të publikohen dhe foto pa filtra, të cilat përcjellin një mesazh të bukur. Menjëherë pas postimit këngëtari ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat e tij, të cilët shprehen se ai është shembull i vërtetë humanizimi që duhet ndjekur.