Shpresë për kurimin e kancerit të gjirit. Shkëncëtarët shndërrojnë qelizat kancerogjene në yndyrë

Një grup studiuesish nga Universiteti i Baselit në Zvicër kanë ngjallur shpresat për një kurë ndaj kancerit të gjirit. Ata kanë treguar se kanë mundur të shndërrojnë qelizat kancerogjene në yndyrë duke i bërë ato të padëmshme dhe duke e ndaluar përhapjen e sëmundjes në pjesë të tjera të trupit.

Skuadra e shkencëtarëve eksperimentuan te minjtë, të cilët u implantuan në një formë shumë agresive të kancerit të gjirit. Ky eksperimentim doli në përfundimin se trajtimi i kancerit me një ilaç që përdoret për diabetin (rosiglitazone) dhe një tjetër që shërben për të trajtuar kancerin (trametinib) mundi të ndryshonte qelizën.

Procesi, që u quajt adipogenesis, shkaktoi dështimin e metastazës së qelizave kancerogjene vdekjeprurëse. Shkencëtarët mendojnë se ky ndryshim do të jetë një përfitim permanent për pacientët e tyre.

“Me sa mund të themi duke u nisur nga eksperimentet e tjera, qelizat kancerogjene të shndërruara në yndyrë nuk shndërrohen sërish në qelizat kancerogjene”, -është shprehur Prof. Gerhard Christofori, shkencëtari që udhëhoqi këtë studim.

Skuadra shtoi se jo çdo qelizë u transformua në yndyrë, por qelizat e mbetura do të jenë shumë të lehta për t’u kuruar me trajtime si kimioterapia.

Share With:
Translate »
671 Views