Mos iu rënçin për pjesë kushërinjtë si të Gashit

Reperi i njohur Gashi njihet si i fiksuar pas tatuazheve dhe deri më tani posedon disa të tillë në pjesë të ndryshme të trupit. Fiksimi i tij nuk di të ndalur dhe ai herë pas here shton një të ri.

Vetëm së fundmi ai ka realizuar tatuazhin e ri “She don’t like” në pjesën e kraharorit. Mirëpo fakti i të pasurit kaq shumë tatuazhe nuk i pëlqen aspak prindërve të Gashit, të cilët e kanë kritikuar këtë të fundit.

Me anë të një publikimi në Instastory, reperi ka bërë të ditur se prindërit i janë kthyer kundër për këtë shkak. Gashi bën fajtorë kushërinjtë për këtë fakt, sepse siç thotë ai, ato e kanë spiunuar te familja e tij.
“Familja ime po më kritikon që kam bërë tatuazhe. Kjo pasi kushërinjtë e mi të shtirur, të cilët asnjëherë nuk u kujtuan për mua derisa u bëra i famshëm, filluan të më spiunonin tek ato” -ka shkruar reperi.

Share With:
Translate »
539 Views