Të bësh fëmijë, të zgjatet jeta dhe i përballon më lehtë këta sëmundje

Fëmijët nuk janë thjesht gëzim, por edhe një eliksir i jetëgjatësisë. Të bërit nënë rrit mundësinë e përballimit të sëmundjeve si kanceri, iktusi, infarkti etj., duke reduktuar me 20 për qind rrezikun e vdekjes.

Ky përfitim rritet nëse një grua lind më shumë se një fëmijë dhe i ushqen ata me gji, por zerohet nëse ajo është duhanpirëse.

Këto janë rezultatet e një studimi të publikuar në revistën “BMC Medicine” dhe të kryer nga “Imperial College” në Londër.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 322 972 grave me moshë mesatare 50 vjeç në vende si Britania e Madhe, Gjermania dhe Suedia. Çdo grua është monitoruar për një periudhë kohore prej 12.9 vjetësh.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 14 383 raste vdekjeje, që përfshinin 5 938 të vdekura për shkak të kancerit dhe 2 404 për shkak të sëmundjeve të qarkullimit të gjakut.

Studiuesit kanë krahasuar një seri faktorësh riprodhues, duke u nisur nga shtatzënia, ushqyerja me gji dhe përdorimi i kontraceptivëve me rrezikun nga vdekja për shkak të kancerit në gji, iktusit dhe sëmundjeve kardiake.

Është vënë re se gratë që kishin lindur ishin 20 për qind më pak të rrezikuara në krahasim me të tjerat. Ushqyerja me gji e reduktonte akoma më tej këtë rrezik, duke e ulur edhe me 8 për qind.

Në lidhje me vdekjen nga kanceri u vu re se gratë që kishin dy ose më shumë fëmijë ishin më pak të rrezikuara se ato që kishin një fëmijë të vetëm.

Por këto përfitime bëhen të gjitha zero nëse konsumohet cigarja. Dr.Melissa Merritt, e cila ka udhëhequr studimin, thotë se të gjitha këto përfundime shpjegohen me mekanizmat hormonalë që “hyjnë në lojë” gjatë mëmësisë.

Share With:
Translate »
561 Views