Butrint Imeri një kopje e të atit, këngëtari publikon foton e rrallë për ditëlindjen e tij

Këngëtari i hitit të kësaj vere, “Hajt hajt”, Butrint Imeri, është munduar të jetë sa më i rezervuar për publikun në lidhje me jetën e tij private.

Ai fokusohet vetëm tek karriera e tij dhe lançimi i hiteve të reja që fansat i presin me padurim, mirëpo ditën e sotme këngëtari ka bërë një përjashtim.

Babai i tij feston 51-vjetorin e lindjes dhe këtë gëzim Butrinti s’mund të rrinte pa e ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

Ai ka publikuar një foto me të atin, të cilin na e ka prezantuar për herë të parë.

“Gëzuar ditëlindjen bab! 51”-shkruan këngëtari krahas fotos, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Kjo është hera e dytë që Butrinti publikon një foto me familjarët, pasi disa ditë më parë kishte pozuar krah gjyshit të tij.

Share With:
Translate »
1770 Views