Atentati/ Drama e familjarëve, çajnë rrethimin e policisë (FOTO)

Ngjarjes së rëndë sonte vonë në Tiranë, i është shtuar përmasa e dramës së familjarëve të viktimës.

Mesa duket, pasi kanë mësuar lajmin në media, të afërm të ish-policit të vrarë janë nisur me vrap drejt vendit të ngjarjes

Pamjet e mamasë së viktimës që tenton të çajë kordonin e sigurisë e t’i afrohet makinës ku gjendej i biri, ishin live, për shkak të pranisë së madhe të mediave dhe transmetimit direkt.

Drejtuesit e policisë u munduan ta ndalojnë dhe ta qetësojnë gruan, pasi makina dhe viktima nuk mund të preken, për shkak se mund të demtohen provat.

Ndërkohë, media raporton se policia ka arritur të identifikojë njerin prej autoreve, po për shkak të hetimit nuk bëhet i ditur emri.

Share With:
Translate »
573 Views