“Zoti pranoftë lutjet e mia”, nëna e Stresit bën për të gjestin më të bukur

Reperi i njohur Stresi është një ndër më të komentuarit në Shqipëri. Këto kohë ai është komentuar dhe më shumë dhe ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të ndarjes nga Kejsi.

Mirëpo për reperin ekziston një dashuri akoma më e madhe, dashuria për nënën e tij. Stresi shprehet se çdo dashuri lind dhe përfundon në fytyrën e nënës. Kujtojmë qe ai  i ka dedikuar këngën “Te du mom”.

Së fundmi Stresi ka publikuar një foto-bisedë me nënën në Instagramin e tij. “Sa dola prej xhamie, fala namazin e akshamit. Në dorë të Allahut qofsh e çdo ditë lutem të drejtohesh në rrugën e tij. Zoti pranoftë lutjet e mia! Allahu qoftë pranë teje në çdo hap”, i shkruan nëna e tij.

Së bashku me bisedën e postuar, Stresi ka zgjedhur dy vargje nga kënga e tij për nënën “Të du mom” dhe i ka bashkëngjitur pranë bisedës:
“A e din se jeta fillon duke u zgju e dashuru me ftyren e Nanes , Cdo dashuri Lind dhe perfundon aty”- ka shkruajtur reperi.

Share With:
Translate »
1093 Views