Pasi i bëri tatuazh emrin, Loredana ka gati këngën për vajzën dhe tregon një pjesë të saj

Që në fillimet e karrierës së saj Loredana ka dalluar për pasionin e madh që ka për tatuazhet.

Në trupin e saj këngëtarja ka disa të tillë dhe i fundit që gdhendi është emri i vajzës së saj.

Loredana bëri një tatuazh gjigant në dorë ku shkruante Hana dhe të gjithëve u pëlqeu ky gjest i këngëtares.

Por mesa duke dashuria e një nëne nuk mjaftohet me kaq dhe duket se Loredana ka gati një këngë që i dedikohet së bijës.

Pak më parë ajo ka publikuar në Instastory një pjesë nga kënga ku dëgjohet të thuhet “Hana Mama”.

Me siguri ky do të jetë edhe titulli i këngës dhe mezi po presim ta dëgjojmë të plotë.

Kujtojmë se projektin e radhës këngëtarja e ka me artistin e njohur turko-gjerman Moro dhe kënga pritet të bëjë namin.

Share With:
Translate »
787 Views