I madhi i Bechkam-ëve sjell librin e tij të parë
Brooklyn Beckham po nis karrierën e tij si fotograf me librin e ri, duke këmbëngulur se ai “nuk është model”. Më i madhi i fëmijëve Beckham ka publikuar një koleksion fotosh të quajtur “Çfarë shoh unë”, ku ka botuar 300 foto të vetë jetës së tij. Djali 18-vjeçar i futbollistit David dhe stilistes Victoria thotë se i pëlqen të fotografojë prindërit e tij të famshëm dhe shpreson që eksperienca e tij përballë kamerës të kontribuojë në suksesin e tij pas saj. “Nuk jam model. Kam qënë mjaft me fat që më kërkuan të bëjë disa foto të mrekullueshme para kameras, por unë pëlqej të jem pas saj, kam mësuar shumë prej fotografëve me të cilët kam punuar. Shpresoj që të më shërbejnë vërtetë këto eksperienca dhe të vazhdoj të mësoj”, ka thënë ai. Adoleshenti që ka miliona fansa në rrjetet sociale, po ecën në botën e fotografisë që prej këtij viti kur ai ishte në fushatën e Burberry Brit frangrance. Libri fotografik “Çfarë shoh unë nga Brooklyn Beckham” do të publikohet më 29 qershor.