Babai i kërkon një foto të djalit, veprimi i Meghan i shokon të gjithë
Jeta private dhe familjare e dukeshës së Sussex, Meghan Markle prej kohësh tashmë është në vëmendje të mediave dhe komentohet shumë nga të gjithë. Siç dihet marrëdhëniet e saj me babain, Thomas Markle, nuk janë aspak të mira dhe në media thuhet se Meghan nuk e lejon atë as të takojë nipin e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në ‘Daily Mail’, Thomas ka zbuluar se Meghan nuk do të ketë asnjë kontakt me të dhe se madje ndihet shumë i zhgënjyer që ende nuk ka arritur të takojë nipin e tij. Ndër të tjera ai ka thënë se ka kërkuar që Princ Herry dhe Meghan t’i dërgojnë një fotografi të nipit që ta vendosur në shtëpinë e tij, por ata nuk kanë pranuar.

Kujtojmë që sherri mes tyre ka muaj që ka nisur, madje disa kohë më parë Thomas doli në një deklaratë kundër Meghan, për të cilën dukesha dhe Pallati Mbretëror nuk reaguan








