Urim nëne: E ëma e Luana Vjollcës emocionon moderatoren në ditën e saj të lindjes

Ditën e sotme moderatorja seksi e ekranit shqiptar, Luana Vjollca feston ditëlindjen.

Luana feston 27-vjetorin e lindjes dhe në një ditë si kjo nuk kanë munguar urimet e shumta. Mes tyre është edhe urimi i veçantë i nënës së saj, Maria Vjollca.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me të voglën e shtëpisë dhe në të shkruan fjalët më të ëmbla.

“E vogla ime ti. Gëzuar ditëlindjen jetë e bukur. Dinamikja, e guximshmja, dashuria ime. Festofsh edhe 100 vite ashtu si t’i do zemra. Faleminderit që ma zgjat jetën”, shkruan Maria.

Pas këtij urimi të ngrohë, Luana i ka kthyer përgjigje së ëmës duke i treguar se çdo gjë në jetë  e bën për të.

“Mam çdo gjë që bëj në jetë është për ty. Je motivi e shembulli më i mirë në jetë. Te dua”, shkruan Luana.

Kujtojmë se këtë ditëlindje urimin e parë Luana e mori nga Marina, e cila në orën 00:00 i ka bërë së motrës një urim emocionues.

Share With:
Translate »
1007 Views