Babai e akuzon se i rrëmbeu vajzën 23 muajshe, shoferja trondit me rrëfimin e saj
Një shofere është arrestuar me akuzën e rrëmbimit të një vajze në Penn Hills, Pensilvani. Por detaje tronditëse kanë dalë nga gruaja. Ajo u akuzua nga babi i fëmijës se i kishte rrëmbyer vajzën mbrëmjen e së shtunës.
Paul Johnson tha se hypi në makinë së bashku vajzën dhe një mik.
Ai shtoi se kur doli nga makina shkoi për të nxjerrën vajzën nga sendilja, shoferja u largua së bashku me vogëlushen, e identifikuar si Nalani.
Johnson telefonoi policinë që arrestoi shoferen 25-vjeçare, Sharena Nancy në automjet. Por vajza nuk ishte me të.
Sipas dëshmive, Nancy u tha detektivëve se Johnson ia shiti vajzën e tij një personi për 100.000 dollarë dhe i kërkoi asaj që të bënte dorëzimin e fëmijës.
25-vjeçarja rrëfeu se ai i tregoi fotografinë e një gruaje me ngjyrë dhe i kërkoi ti dërgonte vajzën.
Nancy u shpreh se kur shkoi në vendin e takimit pa aty një SUV ngjyrë argjendi me targa të huaja të parkuar anash rrugës dhe bëri ashtu siç e kishte udhëzuar Johnson. Ajo e kaloi vogëlushen nga makina e saj tek mjeti i gruas, e cila më pas u largua.
Shoferja tregoi gjithashtu se pa brenda makinës edhe një grua tjetër.
Nalani rezulton të jetë vetëm 23 muajshe.
Gjyshja e saj, tha se rrëfimi i Nancyt nuk është i vërtetë.