Humbën dy prindërit në një aksident, nga sot katër motrat nga Dibra kanë një shtëpi në Tiranë
Të gjithë u prekën nga historia e dhimbshme e familjes Karazajmi, kur me datë 10 mars, nëna e katër vajzave Klodjana dhe babai Gentjan humbën jetën, duke lënë në mëshirë të fatit, në fshatin Maqellar të Dibrës vajzat me dy gjyshërit e sëmurë me kushte të mjerueshme jetese. Por sot një lajm i mirë vjen për to. Katër vajzat bëhen banoret më të reja të kryeqytetit. Qindra qytetarë mbështetën dhe iu bashkuan nismës së Fundjava Ndryshe me Arbër Hajdarin në krye duke ndihmuar katër motrat.
Tashmë kanë një shtëpi të re, me shkollën që e kanë shumë pranë. Arbër Hajdari i dorëzoi çelësat gjyshit.
Ministrja Xhaçka sot ka postuar foto nga shtëpia e re e katër vajzave, të cilat nisin vitin e ri shkollor.
‘Nuk ka emocion më të bukur sesa të qënit bashkë në ndihmë të 4 vajzave, prindërit e të cilave humbën jetën pak muaj më parë, si pasojë e një aksidenti.
Faleminderit gjithkujt prej jush për solidaritetin dhe mbështetjen’, shkruan ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Më poshtë keni fotot, me Genaldën 15 vjeçe, Xhenisa 12 vjeçe, Eriola 9 vjeçe dhe Lubjana 3 vjeçe.
Postimi i ministres Xhaçka:
‘Prej ditës së djeshme, 4 vajzat e familjes Karazajmi janë banoret më të reja të Tiranës. Me mbështetjen e qindra qytetarëve, të cilët iu bashkuan nismës së “Fundjava Ndryshe” ato kanë tashmë një shtëpi të re, shumë pranë shkollës së tyre.
Nuk ka emocion më të bukur sesa të qënit bashkë në ndihmë të 4 vajzave, prindërit e të cilave humbën jetën pak muaj më parë, si pasojë e një aksidenti.
Faleminderit gjithkujt prej jush për solidaritetin dhe mbështetjen’!/ Tiranapost.al. E.B