Iku nga InTv për shkak të shtatzanisë, Fatma shihet në Top Channel

Ditën e djeshme në të gjitha mediat u përhap lajmi se moderatorja e njohur Fatma Methasani do të largohej nga emisioni “Fun Day” që ka prezantuar prej vitesh në “In Tv” dhe vendin e saj do e zinte gazetarja e emisionit Irini Meçe.

U tha se për shkak të shtatzënisë, Fatma nuk do të ishte më në drejtimin e emisionit të njohur. Ndërkohë që moderatorja ka vendosur mos të reagojë në lidhje me lajmet, por me anë të një postimi ka ngritur dyshimet se mund të largohet nga “In Tv” për të shkuar në një tjetër televizion.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet në ambientet e televizionit të njohur ‘Top Channel’, mirëpo nuk ka zbuluar arsyen se përse ndodhet atje dhe në këtë mënyrë menjëherë kanë nisur aludimet se këtë sezon mund ta shohim në ekranin e Topit.

Share With:
Translate »
837 Views