Emocionon Ramë Lahaj, i ulur pranë nënës me një mesazh prekës

Tenori i famshëm shqiptar Ramë Lahaj, ka emocionuar me postimin e fundit.

Artisti aktualisht është në Mal të Zi duke kaluar kohë me nënën e tij, pranë së cilës edhe ka pozuar.

Poshtë fotografisë së shpërndarë në Instagram, tenori pati një mesazh emocionuese për të gjithë njerëzit.

“Kur ritmi jetësor më merr para dhe njëfarë forme ma zë frymen, me shumë obligime dhe më bënë të ndihem sikur gjithçka dhe çdo sekond duhet kalkuluar për hir të suksesit dhe një jete luksoze që vjen si rrjedhojë e egos sonë, atëherë vendosi të kthehem krejt në fillim, aty ku nisi gjithçka si pasojë e dashurisë së madhe, ku ditët ishin të ndritura e të shenjta e ku dashuria s’kishte asnjë interes përpos mirësisë.
Mos i harroni njerëzit tuaj të dashur, duani fort ata sepse jeta është e shkurtër e suksesi gënjeshtër e madhe!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Lahaj është shumë i angazhuar në punën e tij kudo nëpër botë dhe tani ka gjetur pak kohë për të kaluar pranë njerëzve të tij të dashur.

Share With:
Translate »
454 Views