Adelina mëson djalin të flasë shqip, videoja e tij do t’ju ëmbëlsojë mbrëmjen

Një vit më parë këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, u bë nënë për herë të parë të një djali që e pagëzoi me emrin Jon. Ajo dhe bashkëshorti i saj maqedonas, Sejoza Markov, kanë treguar se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe këngëtarja shumë herë është surprizuar nga ai.

Adelina është mjaft aktive në Instagram ku vazhdimisht publikon foto dhe video të vogëlushit i cili tashmë është rritur shumë dhe ka filluar të ec vetë dhe të kuptojë gjithçka. Pak më parë, Adelina ka publikuar një video ku shihet teksa i flet shqip Jonit në shtëpi dhe ai e kupton.

Këngëtarja i kërkon djalit që ta puth dhe ai nuk ngurron që të vendosi duart tek buzët dhe të dërgojë puthje për nënën e tij. Siç duket krahas maqedonishtes, Adelina ka vendosur që djalit t’i mësojë edhe gjuhën shqipe.

Share With:
Translate »
835 Views