Anjeza Shahini këtë feston 4-vjetorin e martesës më bukur se kurrë, si bashkëshorte dhe si nënë

Anjeza Shahini ka festuar 4-vjetorin e martesës së saj dhe sigurisht që ky vit ka qenë më special.

Këtë vit ajo feston si bashkëshorte dhe si nënë e një vogëlusheje që ka ardhur në jetë disa muaj më parë.

“Duke festuar katër vjetorin e martesës. Këtë vit festojmë tre”, shkruan Anjeza në foto ku shfaqet me vajzën dhe bashkëshortin e saj.

Vogëlushja që tani u mbush ditët me gëzim, ka ardhur në jetë në muajin mars dhe Anjeza e pagëzoi me emrin Tori.

Anjeza Shahini dhe partneri i saj, Paul Edward Conolly i dhanë fund beqarisë në vitin 2015 në një ceremoni shumë private.

Share With:
Translate »
695 Views