Hueyda El Saied përpiqet të pozojë para kamerave, ja çfarë bën Gabrieli

Hueyda El Saied dhe djali i saj, Gabriel, janë gjatë gjithë kohës bashkë. Ata kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkë dhe Hueyda nuk heziton ta tregojë këtë fakt edhe në rrjete sociale. Ditën e sotme, ajo ka publikuar disa foto në ‘Instastory’ ku ka treguar pamjen dhe veshjen, por Gabrieli nuk e ka lënë të ‘qetë’. Ai jo vetëm ka dalë para kamerës, por dhe ka pozuar fiks si mamaja e tij, për t’u tallur me të. “Dhe ai tallet e më imiton mua”, ka shkruar Hueyda, ndërsa në foto shfaqet Gabrieli me të njëjtën pozë si ajo. Kujtojmë se prej kohësh Hueyda është në një lidhje me Tierin dhe të tre së bashku janë tashmë një familje shumë e bukur dhe e lumtur. Partneri i bukuroshes shqiptare ia ka vjedhur zemrën jo vetëm Hueydës, por edhe Gabrielit.

Share With:
Translate »
501 Views