U tha se s’janë ndarë, por veprimi që Loredana bën ndaj nënës së Mozzik s’pritej
Reperi Mozzik ka qenë kohët e fundit shumë i komentuar në media pasi u aludua se ai dhe Loredana i kishin dhënë fund lidhjes. Mirëpo, çifti i hodhi poshtë lajmet duke treguar nëpërmjet postimeve se janë ende bashkë.
Ndërkohë që Loredana ndodhet në Zvicër duke shijuar suksesin e këngës së saj të re, Mozzik së bashku me vajzën ndodhen në Kosovë ku dhe po festojnë ditëlindjen e nënës së tij. Mozzik nëpërmjet një postimi në Instastory e ka uruar nënë me fjalët më të ëmbla.
“Urime ditëlindjen mbretëresha ime, nëna ime”, ka shkruar Mozzik pranë fotos ku shihet dhe vogëlushja Hana. Po ashtu edhe Getinjo e ka uruar, ndërkohë që të gjithë kanë vënë re mungesën e një urimi nga ana e Loredanës.
Reperja shihet së bashku me mikeshat e saj, ndërkohë që siç duket nuk ka dashur ta urojë vjehrrën e saj publikisht duke shtuar kështu aludimet edhe më shumë për një prishje të marrëdhënies së tyre.