‘Bekim i Zotit’, Aurela Gaçe uron djalin e Dr.Florit për ditëlindje me fjalët më të bukura

Ditën e djeshme, djali i të madhit Dr.Florit , Danieli, festoi ditëlindjen e tij të pestë. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kishin si të mungonin dhe urimet.

Danieli e kishte nisur ditën duke kërcyer në shoqërinë e këngëtares së njohur Aurela Gaçe, e cila me rastin e ditëlindjes, ka qenë pranë tij.

Aurela ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit, një video ku shihet duke kërcyer me Danielin dhe krahas videos ka zgjedhur ta uroje atë publikisht. “Keshtu e filloi festen Danieli. Zemer e bukur ti. Sot 5 vjet nga ardhja jote ne jete. Mami e babi te quajten “BEKIM I ZOTIT” e ashtu je o drite .Gezofsh gjithe jeten keshtu Danushi dashuria”, ka shkruar ajo.

Share With:
Translate »
435 Views