Postoi foto me te brendshme, babai i bën namin këngëtares shqiptare
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, pak ditë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes dhe publikoi një foto ku shfaqej pa gjë sipër teksa ishte shtrirë në dysheme.
Fotoja e saj bëri çmendi rrjetin, ndërkohë që u komentua shumë nga mediat e huaja dhe ato shqiptare. Ajo ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘E News’ ku dhe ka zbuluar se babai i saj nuk e ka pritur aspak mirë atë foto.
”Ju betohem për çdo gjë që s’e kisha planifikuar”, tha ajo teksa zbuloi se foton e bëri rastësisht teksa po përgatitej për një koncert. “Wow, nuk e di nëse do dukem ndonjëherë më kaq mirë dhe ndihem super me veten. Kështu që do e postoj.”, tha Bebe.
“Tashmë jam në fakt një grua plotësisht e rritur”. Babi më tha: “Oh zot. Të lutem fshije në moment.” Dhe unë i thashë që jo, nuk kishte për të ndodhur.”, përfundoi ajo.