Alteo sapo na preku zemrat të gjithëve, por më shumë mami Fjodorës

Gazetarja njohur, Fjodora Fjora është përfolur vazhdimisht nga media për jetën e saj profesionale dhe private.

U bënë vite që nga momenti kur u zbulua se Fjodora kishte zgjedhur të adoptonte një fëmijë e të ishte nënë beqare, duke dhënë një mesazh të fortë.

Koha ka kaluar dhe vogëlushi është rritur, por duket se ka gjithmonë e më shumë nevojë për mamin e tij.

Fjodora na e zbuloi këtë detaj ndërmjet një fotoje të postuar, ku shihej se djali kishte ndërtuar një pallat me lodra shumëngjyreshe për mamin.

“Ai bëri gjithë këtë ndërtesë për mua dhe më tha se një ditë do ta ndërtoj me të vërtetë kur unë mund të rri me të pa pasur nevojë të punoj. Mendoj se donte të thoshte rri dhe pak më shumë me mua në shtëpi”, shkruan gazetarja. Kjo pa dyshim i ka prekur të gjithë, por sidomos Fjodorën. Alteo bukurosh dhe i zgjuar sapo na la pa fjalë!

Share With:
Translate »
552 Views