Në dokumentarin e ri, Beyonce tregoi familjen e plotë dhe të gjithë vëmendjen e morën binjakët e saj të adhurueshëm
Mbrëmjen e kaluar, diva botërore e muzikës, Beyonce, ka surprizuar fansat e saj pasi ka publikuar dokumentarin “Making the gift”, i cili përfshin momente gjatë përgatitjes së albumit të saj “The Lion King: The Gift”, të cilin e solli së bashku me filmin.
Këngëtarja ka ndarë në dokumentar disa nga momentet e përditshmërisë, ku shfaqet me binjakët pranë saj, Blue Ivy-n dhe bashkëshortin.
Vajzën e madhe të çiftit, Blue Ivy-n, e kemi parë shpesh në daljet publike, mirëpo gjithmonë na kanë bërë kuriozë dy binjakët, Sir dhe Rumi.
Vëmendjen në video sigurisht që na e tërhoqën binjakët e saj të adhurueshëm, të cilët tashmë kanë një ngjashmëri shumë të madhe edhe me Blue Ivy-n.
Ato shfaqen në momente të ëmbla me të ëmën, e cila në çdo video është duke i përkëdhelur e duke i mbajtur pranë.
Këto janë pamje të rralla nga familja e divës së muzikës, e cila është munduar që jo gjithçka nga jeta personale ta ndajë me publikun. Mirëpo, duket se këtë herë po bën një përjashti
RUMI CARTER IS ADORABLE! This was a cute moment with her and Beyoncé! 😍🥰 #MakingTheGift pic.twitter.com/4eMMcPCQhQ
— Marcus (@MarcusUntrell92) September 17, 2019