Të zhveshur në vaskën plot shkumë, Tuna dhe Tian na tregojnë dashurinë speciale nënë e bir

Muajt e fundit kanë qenë shumë të qetë për Tunën, sepse përveçse ka qenë e angazhuar me disa punë ka mundur edhe të pushojë. Vetëm pak javë më parë ajo udhëtoi drejt Mauritius dhe aty arriti të shijonte një nga eksperiencat më të bukura në jetën e saj.

Pavarësisht se ky udhëtim u bë shkak për nisjen e thashethemeve se ajo dhe Patrisi ishin ndarë nga njëri-tjetri, Tuna i hodhi poshtë fjalët e rreme duke treguar se në ditët e sotme dikush mund të shkojë edhe i vetëm me pushime. Madje këngëtarja duket se është e vendosur për t’i shijuar këto ditë pushimi në maksimum. Ditën e sotme ajo ka treguar se së bashku me djalin e saj, Tianin, po kalon disa orë të bukura relaksi. Ajo ka publikuar dy fotografi në të cilat ata shihen brenda një vaske dhe ndërkohë luajnë me njëri-tjetrin.

Përkrah këtyre imazheve Tuna ka shkruar: “Nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk ka për të pasur ndonjëherë ndonjë gjë me speciale se dashuria mes nënës dhe djalit”. Këto foto me vogëlushin tregojnë qartë se Tuna është shumë e lumtur me jetën si nënë dhe se çdo gjë po shkon më së miri me familjen e saj.

Share With:
Translate »
522 Views