Djali i Megan Fox shkon në shkollë me fustan: Është vendimi i tij dhe unë si nënë kam për detyrë ta mbroj
Megan Fox nuk e pengon djalin e saj Noah që të veshë ato që dëshiron, qofshin fustane apo xhinse. Madje si nënë që i qëndron pranë, e inkurajon gjashtë vjeçarin që të vishet ashtu siç ka qejfin. Aktorja e famshme e The Transformes foli për këtë çështje në një intervistë të fundit, ku u pyet mbi një foto ku djali shihej i veshur me një fustan në shkollë.
Nëna e tre fëmijëve thotë se nuk e ndalon djalin të vishet ashtu si ndihet, pavarësisht kritikave që mund të marrë nga shokët e klasës.
“Atij i pëlqen shumë moda, vishet vetë, i zgjedh rrobat vetë. E dërgoj në shkollë dhe e pyes nëse gjithçka po shkon mirë me të. Këtu në Kaliforni fëmijët mësohen të jenë vetvetja. Unë dëgjoj shumë fjalë të tipit: Djemtë nuk veshin fustane, nuk veshin bluzë me trëndafil. Por unë po përpiqem ta lë atë të lirë dhe të ndjekë modën sipas mendjes së tij. Ka një stil të veçantë. Kështu si e ka nisur mendoj se do bëhet një fashion designer me famë botërore”.
Megan tregon edhe bisedën që bën me djalin lidhur me këtë çështje: “Dy ditë më parë veshi fustan në shkollë. Kur erdhi në shtëpi e pyeta: hë si shkoi? Të tha ndonjë gjë ndonjë nga shokët e klasës? Dhe Noah mu përgjigj: Epo, disa qeshën kur hyra, por nuk më intereson. Dua të vishem bukur. Jam fashionist i guximshëm. Kur e kisha Noah në bark, kisha një intuitë si nënë, se mund të ishte vajzë. Kështu vendosa të përgatisja terrenin për të, për ta lejuar që të zbulojë vetë se si dëshiron të jetojë. Koha dhe liria bën që djali im të shprehë veten”