20 milionë dollarë për ta lënë shtatzënë, ish-ylli basketbollit zbulon detaje pikante nga lidhja me Madonna-n

Ish-ylli i basketbollit, Dennis Rodman ka zbuluar së fundmi në një dokumentar të jetës, disa gjëra mjaft pikante nga jeta e tij.
Ai ka veçuar disa gjëra vërtetë interesante nga lidhja e shkurtër që ka pasur para 25 viteve me këngëtaren e famshme Madonna.

Ai tha se Madonna i kishte premtuar atij 20 milionë dollarë, nëse ai do ta linte shtatzënë.
“Më tha se, në rast se do ta lija shtatzënë, do më të jepte 20 milionë dollarë. Sigurisht, nëse fëmija do të vinte në jetë. Ishte diçka kalimtare, por shumë intensive. E gjetëm njëri-tjetrin në një moment perfekt. Karriera e saj në atë kohë ishte në pauzë, kurse unë në shkëlqim e sipër”, ka thënë ndër të tjerash Rodman.

Rodman ka vijuar më tek rrëfimin duke treguar sesi Madonna e donte me patjetër një fëmijë.
“Një herë më mori në telefon për të më thënë se po digjej. Ajo ishte në New York, në shtëpinë e saj, unë në Las Vegas, në një kazino, duke luajtur me zara. i thashë se do të shkoja. Më dërgoi një avion për të më marrë në aeroport, shkova në shtëpinë e saj, bëra atë që duhej të bëja dhe u ktheva në Las Vegas për të vazhduar me lojën e zarave”, ka treguar ish-basketbollisti i famshëm.

Çifti ka qenë i lidhur gjatë vitit 1993, ndërsa ikona e popit, Madonna sot ka gjashtë fëmijë.

Share With:
Translate »
501 Views