Fshati ku nuk ka filluar shkolla/ Klos, prindërit nuk i çojnë fëmijët se nuk ka banjo dhe drita

Në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos shkolla nuk ka filluar për të gjithë.

Prindërit refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë pasi godina nuk mirëmbahet prej vitesh. Jemi në vitin 2019 thonë ata dhe është e pabesueshme që ekzistojnë shkolla si kjo pa drita dhe pa tualete.

Banorët shumica të varfër nuk kanë mundësi t’i dërgojnë fëmijët në shkollë tjetër dhe duke se 15 nxënësit e kësaj shkolle nuk janë aq të shumtë në numër sa për ata të shqetësohen institucionet në Tiranë.

Pas shpopullimit, mbetja pas shkollë rrezikon një tjetër goditje për jetën e në fshati. Plani i bardhe pas viteve 90-te u braktis në masë. 80% e banorëve u larguan për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe vaditës.

 

Share With:
Translate »
403 Views