Tërmeti i fuqishëm, dëshmia e gruas nga Kombinati: Sapo vura djalin në gjumë, e futa poshtë trupit…

Një nga qytetet më të prekura nga tërmeti ishte kryeqyteti i vendit Tirana, Një grua nga Kombinati rrëfen tmerrin e përjetuar nga lëkundjet e tërmetit.

Sapo kisha vënë djalin në gjumë. E kam futur poshtë trupit, që mos t’i kapej koka, dhe e kam nxjerrë jashtë. Nuk kam fjetur në shtëpi, vajtëm në hotel, me një çmim 25 mijë lekë, edhe pse ditët e tjera e ka 15 mijë. Jemi 65 familje. Nëse këtu jetohet dhe dikush merr përsipër rrezikun, unë që tani e fus djalin e sëmurë. Nuk kërkojmë luks, por një apartament ku mund të japë shërbimet mjekësore, ku mund t’i jap ushqim fëmijës”, deklaron gruaja.

Share With:
Translate »
729 Views