Merr letrën më të bukur nga vajza e saj, Orgesa Zaimi “ia plas të qarit”

Këtë vit vajza e Orgesa Zaimit nisi klasën e dytë dhe tashmë që Bora është më e rritur duket se di si t’ja shpërblejë gjithë mundin nënës së saj. Së fundmi Orgesa ka treguar se është emocionuar pafund nga një letër që vajza i ka shkruar asaj, duke qenë se e ka pasur si detyrë klase. Në letrën e saj Bora thotë se e di shumë mirë që mami i saj lodhet duke punuar pa pushim, por prej këtej e tutje do të jetë ajo dhe të tjerët që do kujdesen për Orgesën. Këngëtarja nuk ka nguruar që këtë gjë ta ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale, për të treguar sa e lumtur ndihet që fëmijët dinë ta vlerësojnë punën e saj. “Kur Bora pa asnjë qëllim të keq të bën të plasësh së qari. E dua vajzën time! Ajo është versioni më i mirë i imi”, ka shkruar Orgesa në ‘Instagram’.

Përveç Borës, këngëtarja ka dhe një djalë 4-vjeçar, Kroni, dhe pavarësisht angazhimeve në punë Orgesa kujdeset shumë që të kalojë një kohë të konsiderueshme edhe me ta.

Share With:
Translate »
483 Views