Nuri i shtatzënisë! Miriam Cani pozon me barkun e rrumbullakosur!

Miriam Cani është në pritje të ëmbël, dhe pas vajzës Ameli do të sjellë një jetë një tjetër bebush.

Daljet e saj në publik gjatë shtatzënisë janë të rralla, e megjithatë Miriam publikon ndonjë foto tek tuk për të na përditësuar.

Në një foto të fundit ajo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur dhe na duhet të themi se duket shumë në formë.

Si gjithnjë pa grim, me syze, Miriami duket e qetë në këtë periudhë të ëmbël të jetës së saj.

Sigurisht që nuri i shtatzënisë ka bërë punën e vet dhe Miriam duket më në formë se kurrë.

Share With:
Translate »
448 Views