Eneda dhe Erioni çojnë Arian në klasë të parë dhe shkrepin foton tradicionale të tre bashkë
Këngëtarja Eneda Tarifa dhe ish-partneri i saj Erjon Zaloshnja janë ndarë gati 2 vite më parë.
Marrëdhënia 18-vjeçare e dy artistëve mori fund mori fund papritur, ndonëse dashuria e çiftit kishte nisur që në adoleshencë.
Por sot, ata të dy, prindër të një vajze 6-vjeçare, të quajtur Aria, janë bashkuar.
Në fakt i ka bashkuar vajza, që ka hyrë në shkollë, teksa e kanë vizituar atë.
Eneda dhe Erjoni duket se kanë zgjedhur të ruajnë raporte korrekte mes tyre, ndoshta edhe për hir të vajzës.
Vogëlushja u ul këtë vit për herë të parë në bankat e shkollës.
Krah Arias kanë qenë mami Eneda dhe babi Erjoni, të cilët madje kanë shkrepur edhe disa foto për kujtim bashkë. E pranishme ka qenë edhe kunata e Enedës, Ilda.