Ilva Tare: Pas shkëputjes nga televizioni, fëmijët e mi kuptuan se kanë edhe mami

Ilva Tare është rishfaqur në ekran pas një shkëputje të gjatë nga televizioni. E ftuar mbrëmë në emisionin Soiree,  gazetarja foli për këtë periudhë pushimi.

Tare tha se gjithë kësaj kohe i është dedikuar plotësisht familjes, pasi profesioni e ka shkëputur disi nga fëmijët e saj.

“Pata kohë të shijoj dy fëmijët e mi. Ata kuptuan se kanë edhe mami” është shprehur Ilva.

 

Ilva Tare do të jetë në krye të televizionit informative, Euronews. Ajo ka treguar se në tetor televizioni me famë botërore do të nisë transmetimin.

Ndërkohë në lidhje me bashkëshortin e saj ajo është shprehur se ndonëse ai nuk është aktiv në jetën publike është aktiv në mënyrën se si ai e ndjek politikën.

Share With:



198 Views