Vajza, nëse i zbatoni këto 5 rregulla mirësjelljeje edhe gjyshja juaj do të ishte krenare

Ne jetojmë në një botë dixhitale, ku disa rregulla të mirësjelljes janë bërë të modës së vjetër dhe janë shfaqur rregulla të reja jo verbale. Sado të ndryshojë bota dhe shoqëria, ju duhet të keni parasysh se mirësjellja është diçka pozitive dhe e dobishme, për ju dhe të tjerët që ju rrethojnë.

Ne sot përmes këtij artikulli do t’ju vijmë në ndihmë duke ju treguar 5 rregulla mirësjelljeje që edhe gjyshja juaj do të ishte krenare për ju:

Nëse dëshironi të rregulloni grimin dhe flokët nuk duhet të zini pjesën e lavamanit

Është normale të lash duart në lavaman, por jo të bësh grimin dhe të rregullosh flokët. Të tjerët mund të shqetësohen nga ky veprim i joti.

Asnjëherë mos e lini dikë në rrjetet sociale

Kjo është një “JO” e madhe. Të lësh dikë nga një mesazh në rrjetet sociale apo në telefon është e lehtë, por bota është e vogël. Ndarjet dixhitale mund të jenë më të shpejta dhe më të thjeshta, por janë më ofenduese se vetë ndarja.

Gjithmonë shkruani mesazh nëse do të vonoheni

Nuk ka rëndësi nëse është takim miqësor apo për çështje pune. Duhen vetëm 30 sekonda për t’i shkruar dikujt dhe për t’i treguar se do të vonoheni. Personi do t’ju falënderojë që të paktën nuk po pret jashtë.

Largoni pajisjet elekronike teksa hani

Imagjinoni që jeni duke darkuar me mikeshën tuaj dhe ajo gjatë gjithë kohës kontrollon telefonin dhe u përgjigjet mesazheve teksa konsumoni drekën. Kjo është vërtet diçka bezdisëse, prandaj përpiquni ta shmangni.

Mos e vendosni çantën mbi tavolinë

Çdo grua ka qenë ndoshta në një situatë, ku është ulur në tavolinë dhe ka filluar të kërkojë një vend për të lënë çantën. Mos i vendosni asnjëherë gjërat tuaja personale mbi tavolinë. Nuk po shkruajmë vetëm për çantën, por edhe për syzet e diellit dhe telefonin. Gjithashtu nuk është një ide e mirë ta vendosni çantën në dysheme. Nuk është shumë higjienike, plus që mund të gërvishet në pjesën e poshtme.

Share With:
Translate »
457 Views