Këngëtarja shqiptare qenka bërë nënë dhe ne nuk dinim asgjë
I ka munguar skenës prej 6 vitesh dhe mesa duket gjatë kësaj periudhe nga Elia Shena ka pasur shumë të reja. Elia e cila u bë shumë e njohur në vitet 2011-2012 në “Kënga Magjike”, është bërë nënë dhe ka një vajzë 4 vjeçe, bën të ditur Xing.al.
“Xing.al” vuri re se këngëtarja në profilin e saj në Instagram shkruan: “Mamaja e Ailinit” dhe i ka hapur vogëlushes së saj, Ailinit një profil ku poston shpesh foto e video me të. “Llogaria menaxhohet nga unë dhe mami im”, shkruhet në Instagramin e vogëlushes.
Mesa duket Elia është bërë nënë në moshë shumë të re sepse vetëm pak ditë më parë ajo mbushi 23 vjeç.
Elia Shena u kthye në një nga këngëtaret më të pëlqyera vite më parë kur konkurroi në “Kënga Magjike”. Më pas për një kohë të gjatë, ajo u shkëput nga muzika.
Elia do rikthehet këtë vit në “Kënga Magjike” dhe pritet që sërish të vijë me një hit./Xing.al