Një kështjellë princeshash, Teuta na tregoi shtëpinë e re dhe mbetëm pa fjalë nga arredimi
Vajza e vogël e aktores së njohur Teuta Krasniqit, Kaia, ka festuar ditëlindjen. Vogëlushja ka mbushur 3 vjeç dhe në këtë ditë speciale për të, e ëma jo vetëm që e ka uruar me fjalët më të bukura por dhe i ka organizuar një festë të vërtetë princeshash në një mjedis familjar.

“Kaia, nje femije i lumtur vetvetiu, e dashur, e çilter, rrebele, kokeforte, e don pavarsine prej tash, impulsive por qe fal dashuri te pafund. Cdo dite mahnitemi me ty, me te rejat qe meson e i perveteson cdo dite e me shume. Urime ditelindja e 3-te, shpirti i mamit, jeta ime… Paç shendet te plote, dashuri te pafund dhe gezime e mbaresi. Te paçim gjithmone, po kaq te mire dhe te mbare. Dashuria qe na e fal cdo dite, na ben te lumtur gjithe familjen tone. Te duam pa kufi, Tara, mami dhe babi”, ishte ky urimi që aktorja zgjodhi për të bijën.

Përsa i përket festës, kudo ka mbizotëruar ngjyra rozë. Kaia ka veshur një fustan të hapur princeshash dhe që e bija të ndihet tamam e tillë, mesa shohim edhe dhoma e motrave Kaia dhe Tara duket sie një kështjellë princeshash.

Vogëlushja e ka ndryshuar dy herë fustanin, fillimisht ka veshur një rozë të cilin e ka kombinuar me motrën e saj, Tarën, dhe më pas ka veshur një fustan të kuq, prapë në stil princeshe.

Teuta ka publikuar në profilin e saj të Instagramit fotot më të ëmbla nga kjo festë familjare që e ka lumturuar shumë Kaian.







