Gjesti i mrekullueshëm i një nëne të re, pasi humb beben, dhuron qumështin e gjirit

Një nënë që humbi në mënyrë tragjike foshnjën e saj pompoi gjinjtë e saj me vetëmohim dhe dhuroi 33 litra qumësht gjiri për të porsalindurit e tjerë para kohe që ishin po ashtu si vajza e saj në vështirësi me shëndetin dhe e bëri këtë në respekt të së bijës.

Alexis Marrino, 22 vjeçe, nga zona e Rapid City në Dakotan e Jugut u shkatërrua kur zbuloi se foshnja e saj kishte anencefali një defekt në lindje dhe se do të vdiste ose para lindjes, ose menjëherë pas kësaj.

Por 22-vjeçarja, e cila kishte planifikuar gjithmonë të ushqente  fëmijën e saj me gji, vendosi të pompojë qumështin e gjirit, derisa të mund ta dhuronte atë për bebet e lindura parakohe dhe që ishin në nevojë.

Një seri fotografish emocionale tregojnë një Alexis krenare duke pozuar para qindra shishesh qumështi që ajo vetë kishte pompuar nga gjinjtë e saj.

Share With:
Translate »
1152 Views