Helmohen 20 nxënës për shkak të “Fast Food-it” pranë shkollës
Rreth 20 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Postribë të Shkodrës kanë shfaqur shenja helmimi.
Mësohet se nxënësit e moshës 15-16 vjeç janë helmuar ditën e djeshme dhe 4 prej tyre janë ende në spital.
Ata kanë pasur simptoma marrje mendsh dhe të vjella.
Dyshohet se shkak i helmimit është ushqimi në fast food.
Rasti po hetohet nga AKU dhe ISSH.