Ia doli! 9-vjeçari mposhti sëmundjen e rëndë në QSUT me trajtimin që u bë për herë të parë
Rogeni 9-vjeçar mposhti përfundimisht sëmundjen e rëndë dhe u bë pacienti i parë në moshë pediatrike që trajtohet me terapi të targetuar.
Kryeministri Rama ndan lajmin e mirë, duke theksuar se e gjithë terapia u realizua në Shërbimin Onkologjik të QSUT-së, ndërsa e cilëson si një arritje për shëndetësinë tonë.

“E keqja bën lajm e mira jo, ky është bërë rregulli i kohës që jetojmë, por lejomëni të ndaj me ju lajmin e mirë për Rogenin e vogël 9-vjeçar dhe prindërit e tij. Nga ekzaminimi i sapo kryer me rezonancën e fjalës së fundit të teknologjisë në QSUT, Rogeni rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme.
Ekipi mjekësor shqiptar i #radioterapisë #neurokirurgjisë dhe #onkopediatrisë realizuan për herë të parë në Shqipëri, trajtimin me radioterapi të specializuar të një pacienti në moshë pediatrike, nëpërmjet akseleratorit linear në Spitalin Onkologjik në QSUT”, shkruan Rama në Facebook./ Tiranapost.al
