Shtatzënia e parë e Heidi Klum ishte një makth, historia që nuk dinit për modelen
Gjatë shtatzënisë së parë supermodelja Heidi Klum ka kaluar ditët më të vështira të jetës së saj. Ajo ishte në një lidhje me manjatin e “Formula One”, Flavio Briatore.
Kur ishte 5-muajshe shtatzënë Heidi zbuloi se partneri i saj ishte në një lidhje me një vajzë tjetër, një modele 19-vjeçare.

Modelja u shkatërrua kur mori vesh lajmin, ata ishin të fejuar dhe ajo ishte e dashuruar. Romanca e tyre, që zgjati vetëm 2 vite, mori fund dhe Heidi ishte e vendosur që ta rriste e vetme vajzën e saj.
Por fati kishte rezervuar dicka tjetër për të! Ishte viti 2005, kur gjatë shtatzënisë modelja takoi këngëtarin Seal. Ata ranë në dashuri dhe nisën një lidhje.

“Kur e takova Seal ai ishte i dashur dhe kishte dhembshuri, kështu që kuptova se ai do të bëhej një baba i mirë. Por duhet të lindte Leni që të kuptoja sesa baba i shkëlqyer që ishte”, tha ato kohë modelja.
Këngëtari e trajtoi gjithmonë vogëlushen si të ishte vajza e tij dhe në 2009-n e birëzoi.
“Leni është fëmija im i parë. E pashë teksa u rrit dhe lëvizte në trupin e Heidi-t. Dhe isha prezent gjatë lindjes së saj”, u shpreh vite më parë këngëtari.

Nga ana tjetër, Flavio Briatore nuk u përfshi kurrë në jetën e vajzës së tij, madje ajo as nuk mbajti mbiemrin e tij:
“Heidi jetonte në Los Angeles dhe unë isha në Londër, distanca mes nesh ishte e pakapërcyeshme. Do të kishte më kuptim që Seal ta birësonte, sepse një fëmijë duhet të rritet në një familje”.

Leni dhe babai i saj biologjik u takuan vetëm një herë, kur ajo ishte 14 vjeçe dhe Heidi postoi një foto në Instagram.
“Ajo është e bukur dhe e lumtur. Por unë nuk jam babai i saj… Seal është babai i Lenit”, tha ai.

Heidi dhe Seal qëndruan 7 vite të martuar dhe kanë edhe 3 fëmijë të tjerë.
