Pasi u martua me Afronën, Blero ka dy fjalë për vjehrrin

Me datë 21 Shtator këngëtari i njohur Blero dhe Afrona kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Dasma u mbajt në Shëngjin dhe të ftuar ishin shumë familjarë, miq e kolegë të cilët iu bashkuan atmosferës martesore.

Blero ndihet shumë i lumtur në praninë e Afronës, ai ndjen mall për të dhe kur e ka larg qoftë sa për pak. Ditën e sotme ai ka postuar  në Instastory një foto me babain e të shoqes, pra me vjehrrin e tij. “Njeriu i cili ma besoi vajzën e vet, të premtoj që nuk do të zhgënjej kurrë Nexhi”,-janë fjalët që këngëtari ka shkruar në postimin e tij.

Kujtojmë që një moment mjaft prekës nga dasma e dyshes, ishte kur Afrona shkoi drejt altarit e shoqëruar nga i ati.

Share With:
Translate »
541 Views