Kate dhe William veprojnë ndryshe nga çdo herë tjetër, bashkë me vogëlushët në stadium
Kate Middleton dhe Princ William kanë vendosur së fundmi të shikojnë një ndeshje futbolli së bashku me fëmijët e tyre, Princeshën Charlotte dhe Princ George. Ata kanë shkuar të katërt në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen e dy skuadrave kundër njëra-tjetrës, ‘Aston Villa’ dhe ‘Norwish City’. Ajo çfarë ka renë në sy ka qenë entuziasmi që ka shfaqur në publik George. Xhestet e 6-vjeçarit teksa fitonte skuadra e tij e preferuar kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi deri më tani ndjekësit e pallatit ‘Kensington’ ishin mësuar vetëm me reagimet ekspresive të Charlotte.
Edhe disa javë më parë, Kate vendosi të merrte vajzën me vete në një klub sportistësh. Përshëndetja e Charlotte duke nxjerrë gjuhën jashtë u komentua gjerësisht në rrjet, pasi fansat e komplimentonin sinqeritetin e të voglës në publik./