Babë e bir: Ja si kujdeset Gjiko për Zërin kur Elita nuk ndodhet në shtëpi

Që prej shkurtit të këtij viti, kryefjala e jetës së reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është bërë vogëlushi i tyre Zëri.

Menjëherë pas lindjes, ai u kthye në një ndër bebushat më të njohur të showbiz-it shqiptar, fotot e të cilit çifti nuk ka ngurruar t’i ndajë me ndjekësit në rrjete sociale.

Vazhdimisht në postimet e tyre, Elita dhe Gjiko tregojnë përditshmërinë me Zërin, i cili rritet dita ditës.

Që Elita është një nënë e kujdesshme dhe e dedikuar, këtë e dimë, por edhe reperi na ka treguar se është një baba shembullor.

Në disa video në Instastory, Gjiko i ka treguar fansave si kujdeset për të voglin e tij kur Elita nuk ndodhet në shtëpi.

Ai shfaqet duke ushqyer Zërin dhe sigurohet që ai ta përfundojë të gjithë ushqimin, më pas e merr të voglin dhe luan me të në dhomën e gjumit, duke i bërë edhe masazh teksa Zëri qëndron mbi trupin e tij.

Mirëpo, si fëmijë çapkën që është, i vogli ka nisur të ecë këmbadorazi nëpër shtëpi, teksa i ati e ka filmuar.

Gjiko bashkëbisedon pothuajse gjatë gjithë kohës me Zërin edhe pse i biri s’di të flasë. Me siguri kur të rritet edhe pak, vogëlushi do të krijojë një marrëdhënie shumë të ngushtë me të atin.

Share With:
Translate »
462 Views