Pasi Xhemi publikoi foto me të bijën, Arditi ka diçka për të thënë
Moderatorët Xhemi Shehu dhe Ardit Gjebrea njihen për një miqësi të mirë mes tyre. Mbrëmjen e djeshme Xhemi ka vizituar familjen e tij dhe ka shprepur një fotografi pranë të bijës, vogëlushes Ana, të cilën më pas dhe e ka postuar në profilin e saj të Instagramit.

Në foton në fjalë duket se dyshja kanë kaluar një kohë të mirë pranë njëra-tjetrës dhe shihen shumë të buzëqeshura. ‘Më shumë se e ëmbël’, ka shkruar Xhemi në përshkrimin e fotos, të cilën më pas e ka ndarë dhe Arditi në profilin e tij.

Xhemi ka zbuluar se ka qenë Arditi ai që ua ka bërë foton pasi ka lënë një koment të tillë: ‘Paske qenë edhe fotograf shumë i mirë pra.’ Moderatori i ka kthyer një përgjigje direkte, duke i bërë po ashtu një kompliment të veçantë dhe po ashtu të merituar. ‘Hahahahaha me ty vetëm shkrepe dhe bëhet vetë foto’, ka shkruar Arditi.
