Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë

Një prej aktoreve të më njohura meksikane, Marlene Favela është bërë nënë për herë të parë në moshën 42-vjeçare.

Lajmin e dha vetë ajo duke postuar dorën e Bella-s.

“Asnjë përvojë e këtij Universi nuk krahasohet kur shoh fytyrën tënde, kur të ndjej ngrohtësinë në kraharor, kur mban dorën. Tek ty shoh madhështinë e Zotit. Je përvoja më e bukur e jetës sonë. Dhuratë nga Zoti, mirëseerdhe Bella”, shkruan aktorja e “Rubit”, “Kujdes nga engjëlli”, “Kundër erës dhe dallgëve” dhe shumë telenovelave të tjera përgjithësisht në rolin e protagonistes.

Share With:
Translate »
477 Views