Barbana publikon këngën me vëllain e ndjerë në datën e tij të lindjes
Ergi Dini, këngëtari nga shkodra që spikati në talent show “X Factor” u nda nga jeta 3 vite më parë. Ai është vëllai i këngëtares Barbana.
Humbja e Ergit si pasojë e një aksidenti me motor tronditi të gjithë fansat e tij dhe opinionin publik.
Sot, falë disa punëve të tij të papublikuara, ne kemi mundësi të dëgjojmë sërish zërin e tij. Barbana publikoi sot klipin, bashkëpunim me vëllain e ndjerë.
Ergi, na mungon shumë! /Kids’ Time