Në krahë me të birin, DJ Vicky i jep këshillën më të çuditshme që mund të dëgjoni

Vik Kraja i njohur ndryshe me emrin e artit DJ Vicky, është mjaft i dashur për publikun. Tashmë pjesë e produksionit të famshëm ‘Threedots’, Vicky ka ditur të sjellë hite mjaft të bukura në muzikën shqiptare.

Por krahas karrierës, ai ka treguar se është një baba i devotshëm. Prej 2 vitesh ai dhe bashkëshortja Amanda janë bërë prindër të një djali. Përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale, Vik Kraja ka treguar një moment shumë të këndshëm me të birin.

Të dy shihen duke ngrënë në tryezë, ndërkohë që kanë një pjatë me mish përpara. Me humorin që e karkaterizon, Viki e ka përshkruar këtë moment me fjalët: “Ah mer tkeqen baba, mishi dhe hallet kapen me dorë”. Kjo natyrisht ka shkaktuar të qeshura, dhe komentet kanë qenë mjaft të bukura dhe komike po ashtu.

Share With:
Translate »
708 Views